Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Pikat kryesore

  • Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj.
  • Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese.
  • Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak.

Juristi i njohur, Bledar Dervishaj ka komentua seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon kërkesës së Kryeministrit, Edi Rama për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar qëndrimit të mbajtur në këtë seancë nga Prokuroria e Posaçme, Dervishaj shkruan në reagimin e tij se ajo nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese. Çështja objekt shqyrtimi përpara Gjykatës Kushtetuese, vijon më tej Dervishaj, nuk ka asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga SPAK, ndërsa e mbyll reagimin e tij duke thënë se Prokuroria ka hyrë në një terren që nuk e zotëron dot. Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj. Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese. Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak. Çështja objekt gjykimi është krejt tjetër gjë, terren të cilin SPAK nuk e zotëron dot, pavarësisht se e ka shkelur keq në rastin konkret.

Lini një Përgjigje