Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

Pikat kryesore

  • Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, u shpreh se Irani mund ta sulmojë vendin tonë në disa mënyra, jo vetëm me raketa.
  • “Para disa vitesh, Irani kërcënoi direkt se do sulmonte bazën e Manzës.
  • Atëherë diskutohej që Shqipëria ishte në rrezen e veprimit të raketave balistike të Iranit.

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, u shpreh se Irani mund ta sulmojë vendin tonë në disa mënyra, jo vetëm me raketa. “Para disa vitesh, Irani kërcënoi direkt se do sulmonte bazën e Manzës. Atëherë diskutohej që Shqipëria ishte në rrezen e veprimit të raketave balistike të Iranit. Pra, teorikisht ne jemi subjekt i një sulmi nga Irani. Por, një raketë e lëshuar nga Irani do të kalonte të paktën në 3 shtete anëtare të NATO-s: Turqia, Greqia dhe Shqipëria. NATO ka një sistem të fuqishëm mbrojtjeje raketore, në Rumani aktualisht. Ajo bazë e madhe është në alert maksimal për zhvillimet në zonë. Pra, do të thoja nuk jemi domosdoshmërisht në fokus të Iranit, por teorikisht po”, tha Visho Ajazi Lika. Sipas tij, “në aspektin njerëzor, muxhahedinët ishin vërtetë në situatë shumë të rëndë”.

Lini një Përgjigje