Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE për Shqipërinë: Ne demokratët jemi europianë…

Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE për Shqipërinë: Ne demokratët jemi europianë…

Pikat kryesore

  • Në një intervistë për emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit.
  • Protesta është mënyrë europiane për të thënë gjërat”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se shqetësimi për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkon përtej interesave të Partisë Demokratike.
  • Sipas saj, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit përbën një precedent të rrezikshëm dhe një mburojë politike ndaj drejtësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka replikuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, lidhur me vlerësimin e protestës së opozitës të 24 janarit dhe situatën e demokracisë në vend. Në një intervistë për emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit. “Nuk është mënyrë europiane të mbrosh korrupsionin. Protesta është mënyrë europiane për të thënë gjërat”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se shqetësimi për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkon përtej interesave të Partisë Demokratike. Sipas saj, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit përbën një precedent të rrezikshëm dhe një mburojë politike ndaj drejtësisë. “Ky nuk është shqetësim vetëm i PD-së, por i gjithë shoqërisë dhe një pengesë serioze për integrimin europian. Imuniteti nuk është privilegj, por përgjegjësi”, theksoi Tabaku. Ajo akuzoi mazhorancën se po zvarrit procesin me qëllim, duke cenuar kredibilitetin e SPAK dhe duke dërguar mesazhin se korrupsioni mund të mbrohet përmes forcës politike.

Lini një Përgjigje