Pikat kryesore
- Këngëtarja Samanta Karavella ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
- Artistja foli hapur për transformimin e madh që përjetoi në jetën e saj pasi u bë nënë për herë të parë.
- Ajo tregoi se ndryshimi ndodhi shumë shpejt, duke e përballur me një realitet krejt ndryshe nga ai që kishte imagjinuar më parë.
Këngëtarja Samanta Karavella ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Artistja foli hapur për transformimin e madh që përjetoi në jetën e saj pasi u bë nënë për herë të parë. Ajo tregoi se ndryshimi ndodhi shumë shpejt, duke e përballur me një realitet krejt ndryshe nga ai që kishte imagjinuar më parë. Karavella pranoi se fillimi i mëmësisë ishte më i vështirë nga sa e kishte menduar, veçanërisht për shkak të periudhës së vështirë emocionale pas lindjes. Sipas saj, në ato momente shpesh ndihej e humbur dhe pa ndjesinë e kohës, ndërsa përpiqej të përshtatej me rolin e ri si nënë. Ajo theksoi gjithashtu se, ndonëse shpesh thuhet se jeta e baballarëve nuk ndryshon shumë pas ardhjes në jetë të një fëmije, për të gjithçka mori një drejtim krejt tjetër, si në jetën personale ashtu edhe në atë artistike. “Ndryshimi i jetës sime brenda 24 orëve, ishte një transformim shumë i madh. Nuk e dija çfarë më priste. Kisha dëgjuar shumë që jeta të ndryshon, por nuk e kupton deri në momentin që e provon. Nuk kisha sensin e kohës, nuk e dija më kush isha, shikoja një fëmijë që ishte gjëja më e bukur në botë dhe në një farë mënyre nuk dija se çfarë do të bëja dhe se si do ia dilja mbanë. Sepse ishim vetëm ne të dy, është fëmija i parë dhe vështirësitë priteshin që të ishin të mëdha. E gjetëm forcën të dy, mësuam të dy padiskutim, por nuk është vetëm kaq. Jeta ime ndryshoi! Thuhet që jeta e baballarëve nuk ndryshon sepse ata zgjohen dhe shkojnë në punë, ama jeta ime ndryshoi plotësisht sidomos si artiste. Postpartum ishte më i fortë se unë, më mundte çdo ditë. Punoja shumë me veten time, i flisja vetes time që “kjo është kalimtare, do ia dal mbanë, nuk është kaq e vështirë sa është tani, do të mësohem”, por ishte hera e parë në jetë që realisht kuptova që kjo gjë ishte shumë më e fortë se unë, ndoshta një nga eksperiencat e mia në jetë më të vështira që kam bërë. Çdo gjë që unë kam bërë më parë më duket më e lehtë tani. Herë-herë më duket sikur e kam vrarë mendjen për gjëra qesharake”, tha këngëtarja.