Jeffrey Epstein Kjo: Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish…

Jeffrey Epstein Kjo: Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish…

Pikat kryesore

  • Kjo foto, ku pretendohet se shfaqet Jeffrey Epstein në Tel Aviv duke ecur mes truprojave, ka ngjallur reagime të shumta dhe dyshime se ish‑bankieri famëkeq është gjallë.
  • Publikimi i saj ka bërë që miliona përdorues të besojnë se ai nuk u vetëvra në të vërtetë në burg në vitin 2019, siç konfirmon varianti zyrtar, por se ka dalë fshehurazi nga burgu.
  • Megjithatë, sipas verifikimit të BBC, fotoja është tërësisht e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke mbajtur edhe logon e shërbimit Gemini të Google.

Kjo foto, ku pretendohet se shfaqet Jeffrey Epstein në Tel Aviv duke ecur mes truprojave, ka ngjallur reagime të shumta dhe dyshime se ish‑bankieri famëkeq është gjallë. Publikimi i saj ka bërë që miliona përdorues të besojnë se ai nuk u vetëvra në të vërtetë në burg në vitin 2019, siç konfirmon varianti zyrtar, por se ka dalë fshehurazi nga burgu. Megjithatë, sipas verifikimit të BBC, fotoja është tërësisht e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke mbajtur edhe logon e shërbimit Gemini të Google. Ndërkaq, dosjet reale të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar kanë sjellë prova tronditëse. Hetuesit federalë, duke shqyrtuar pamjet e natës së vdekjes, vunë re një “figurë portokalli” që ngjitej shkallëve drejt qelisë së Epstein në orën 22:39. Ky detaj vë në dyshim versionin zyrtar se ai ishte vetëm atje, pasi kjo figurë, që i ngjan një të burgosuri tjetër me uniformë portokalli, nuk u përmend kurrë në raportet përfundimtare të kohës. Mes 3 milionë faqeve të deklasifikuara, janë edhe fotot e qelisë që dëshmojnë praninë e sasisë së madhe të çarçafëve dhe uniformave rezervë, duke shtuar dyshimet se Epstein mund të mos ketë qenë vetëm në çastet e fundit. Ndonëse zyrtarisht thuhet se u gjet i vetëvarur, “mosfunksionimi” i kamerave dhe kjo figurë misterioze në shkallë mbeten sot pikat më të errëta të hetimit.

Lini një Përgjigje