Pikat kryesore
- Një debat i nisur fillimisht mes Selinës dhe Rogertit në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ka marrë një rrjedhë tjetër pas ndërhyrjes së Juelës.
- Kjo e fundit u afrua dhe qëndroi në këmbë pranë divanit ku ishte ulur Rogerti, veprim që u prit me një reagim të ashpër nga Selin.
- Pasi i kërkoi të largohej dhe të mos bëhej pjesë e një debati që nuk i përkiste, situata mes dy banoreve u përshkallëzua shpejt.
Një debat i nisur fillimisht mes Selinës dhe Rogertit në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ka marrë një rrjedhë tjetër pas ndërhyrjes së Juelës. Kjo e fundit u afrua dhe qëndroi në këmbë pranë divanit ku ishte ulur Rogerti, veprim që u prit me një reagim të ashpër nga Selin. Pasi i kërkoi të largohej dhe të mos bëhej pjesë e një debati që nuk i përkiste, situata mes dy banoreve u përshkallëzua shpejt. Selin e akuzoi Juelën se po bën “luftërat” e Rogertit, ndërsa diskutimi kaloi në ofendime të rënda personale dhe përmendjen e seancave psikologjike. Në kulmin e përplasjes dhe përballë refuzimit të Juelës për t’u larguar, Selin iu drejtua asaj me fjalor mjaft të ashpër: “Ua, ua, iu fute burrit të martuar në shalë, iu fute mes këmbëve, ia ke fut në gojë. Ia ke futur vithet në gojë, shtyhu andej.” Ndaj këtyre akuzave, Juela u kundërpërgjigj duke i qëndruar përballë dhe duke theksuar: “ Si nuk të vjen turp moj. Si nuk të vjen turp, sa e pisët je. Femër e pisët në tru.”