Pikat kryesore
- Në fjalën e tij më 10 janar, ai theksoi se PD-ja nuk është “parti muze”, por shpresa e shqiptarëve, duke nënkuptuar pozicionimin kundër lidershipit të Sali Berishës në drejtimin e PD-së.
- Më datë 3 prill, ai publikisht kërkesën për kandidaturën për kreun e PD-së së Korçës, ku edhe paraqiti programin e tij për ngritjen e partisë.
- Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin këtë të dielë, por u shtynë për në datën 3 maj.
Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravaldi Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në PD-në e Korçës, por prej 10 janarit 2026 u bë pjesë e Foltores së Ervin Salianjit, ku edhe kritikoi hapur drejtimin e Berishës. Në fjalën e tij më 10 janar, ai theksoi se PD-ja nuk është “parti muze”, por shpresa e shqiptarëve, duke nënkuptuar pozicionimin kundër lidershipit të Sali Berishës në drejtimin e PD-së. Më datë 3 prill, ai publikisht kërkesën për kandidaturën për kreun e PD-së së Korçës, ku edhe paraqiti programin e tij për ngritjen e partisë. Ndërsa informacione brenda strukturave të PD-së së juglindjes bëjnë të ditur se, që nga e kërkesës së kandidimit të Xhafkës, dega e PD-së Korçë kaloi në një fazë përçarjeje, ku diskutimet janë shtrirë mbi influencën e Salianjit në garën për Korçën. Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin këtë të dielë, por u shtynë për në datën 3 maj. Ndërkohë nga 4 kandidatura, janë konfirmuar vetëm dy, Harito Zoto dhe Irvin Bode, i cili shihej si rivali direkt i Xhafkës në këtë garë.