Emrat/ Makina përfundon në kanal në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

Emrat/ Makina përfundon në kanal në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

Pikat kryesore

  • Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.
  • Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
  • Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit Anton Keçi 54 vjeç, dhe Bora Keçi 20 vjeçe (babë e bijë).

Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i një 54 vjecari, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre. Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë. Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit Anton Keçi 54 vjeç, dhe Bora Keçi 20 vjeçe (babë e bijë). Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases Bora Keçi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Të ndarë në Tiranë, bashkë në Lezhë/ PD: Të rishikojmë qarkun. PS: Të mos flasim për hall elektoral VIDEO/ Reshjet intensive të shiut përmbytin përkohësisht lagje të Lezhës, situata drejt normalizimit Deputetët e Melonit, në Gjadër/ Qëndruan në kampin e emigrantëve të ngritur nga Italia, për rreth 1 orë

Lini një Përgjigje