Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, humb jetën një 45-vjeçar

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, humb jetën një 45-vjeçar

Pikat kryesore

  • Mbrëmjen e 25 prillit 2026 rreth orës 23:20, një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një 45-vjeçari, është regjistruar në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot.
  • Sipas informacionit paraprak, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A.
  • Për pasojë, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mbrëmjen e 25 prillit 2026 rreth orës 23:20, një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një 45-vjeçari, është regjistruar në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot. Sipas informacionit paraprak, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45-vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për pasojë, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në motomjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Ndërkohë pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Lini një Përgjigje