Italia, Pirlo thotë “po”/ Ish-mesfushori i shquar do të jetë trajneri i të Kaltërve

Italia, Pirlo thotë “po”/ Ish-mesfushori i shquar do të jetë trajneri i të Kaltërve

Pikat kryesore

  • Nuk do të jetë Pep Guardiola, por sidoqoftë njëri nga emrat e mëdhenj të kaltër.
  • Italia do të ketë si trajner të ri Andrea Pirlon, ish-mesfushorin magjik që shkëlqeu me kombëtaren, si edhe me Milanin e Juventusin.
  • Pasi katalanasi refuzoi me mirësjellje edhe pse u fol për 20 milionë euro rrogë, tashmë besimi I Federatës Italiane të Futbollit, i presidentit Malago dhe drejtori sportiv, Paolo Maldini, ka kaluar tek Pirlo.

Njeriu i stolit duket se u gjet. Nuk do të jetë Pep Guardiola, por sidoqoftë njëri nga emrat e mëdhenj të kaltër. Italia do të ketë si trajner të ri Andrea Pirlon, ish-mesfushorin magjik që shkëlqeu me kombëtaren, si edhe me Milanin e Juventusin. Pasi katalanasi refuzoi me mirësjellje edhe pse u fol për 20 milionë euro rrogë, tashmë besimi I Federatës Italiane të Futbollit, i presidentit Malago dhe drejtori sportiv, Paolo Maldini, ka kaluar tek Pirlo. “La Gazeta delo Sport” shkruan se pritet të nënshkruhet një kontratë 4-vjeçare, pra deri në 2030, ndonëse Maldini do të donte që marrëveshja të ishte më e gjatë, sepse beson se do të duhet një cikël 8 deri 10-vjeçar për të rikthyer në shina kombëtaren italiane. Sa I takon rrogës, mendohet se Pirlo nuk do të kushtojë aq shumë, ndoshta 1.5 milionë euro në sezon, diçka më pak sesa po të kishte marrëveshje me Roberto Mançinin, që pretendonte 2 milionë. Ndoshta, kjo sepse kampioni I botës I vitit 2006 nuk ka një karrierë të rëndësishme si trajner. Ai ka drejtuar Juventusin në sezonin 2020-2021, si dhe ka përvoja me Juven U23, Karagymrykun në Turqi, Sampdorian në Itali dhe Dubai Junajtid në Lindjen e Mesme. Kohë në dispozicion ka pak, sepse në shtator nis Liga e Kombeve, dhe me ndeshjet ndaj Belgjikës, Turqisë e Francës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zvërneci në “besë” të Ramës/ Për kryeministrin, do të jetë testi i parë për vizionin e ri qeverisës të mandatit të katërt News Line me Jeta Kasemi, (25/07/2026) VIDEO/ U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, “ABC News” siguron pamjet, momenti i lirimit të Rozalinda Plakut në Roskovec

Lini një Përgjigje