Pikat kryesore
- Italia ka kërkuar zyrtarisht që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
- Italia thekson se këto veprime duhet të trajtohen në nivel evropian dhe të marrin përgjigje diplomatike brenda kuadrit të Bashkimit Evropian.
- Ndryshe, shqiptari Baki Goxhaj është nisur drejt Turqisë me një nga aeroplanët e vënë në dispozicion nga qeveria turke për transportimin e aktivistëve të ndaluar nga Izraeli.
Italia ka kërkuar zyrtarisht që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani kërkesa i është adresuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, me qëllim që çështja të përfshihet në agjendën e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE-së. Në kërkesë thuhet se sanksionet duhet të merren për shkak të “akteve të papranueshme” ndaj flotës humanitare, përfshirë ndalimin e aktivistëve në ujërat ndërkombëtare dhe, sipas pretendimeve, trajtimin e tyre në mënyrë poshtëruese dhe me ngacmime, gjë që cilësohet si shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Italia thekson se këto veprime duhet të trajtohen në nivel evropian dhe të marrin përgjigje diplomatike brenda kuadrit të Bashkimit Evropian. Ndryshe, shqiptari Baki Goxhaj është nisur drejt Turqisë me një nga aeroplanët e vënë në dispozicion nga qeveria turke për transportimin e aktivistëve të ndaluar nga Izraeli. Sipas burimeve nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, mësohet se ai është rrugës drejt Stambollit, ku do të pritet nga konsulli shqiptar dhe më pas do të përcillet për në Shqipëri. Ne jemi kudo! Sondazhi në Itali: Stresi nga puna, shkaku kryesor i shqetësimeve mendore në jetën e përditshme “Mirë se vini në Izrael”/ Ministri izraelit shkakton zemërim, postoi videon e aktivistëve të ndaluar OKB: Izraeli ka kryer akte gjenocidi në Gaza