Ismail Qemal Vlora në librin e parlamentarit britanik Henry Munro-Butler-Johnstone

Ismail Qemal Vlora në librin e parlamentarit britanik Henry Munro-Butler-Johnstone

Pikat kryesore

  • Ajo që e bën këtë libër veçanërisht të rëndësishëm për historinë tonë , është mënyra se s i ai flet për Ismail Qemal Bej Vlorën , njeriun që më vonë do të pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
  • Fjalët e politikanit britanik marrin kuptim akoma sot: “…Dhe është një shenjë shprese për Turqinë fakti që të tre këta burra janë ende gjallë dhe në kulmin e aftësive të tyre mendore.
  • Kjo është një dëshmi historike e jashtëzakonshme për aftësitë shtetformuese të tij, shumë kohë përpara se ai të bëhej lideri i lëvizjes kombëtare shqiptare.

Ismail Qemal Vlora në librin e parlamentarit britanik Henry Munro-Butler-Johnstone Në një artikull të botuar 150 vite më parë në Londër , më 23 korrik 1875 , në gazetën Pall Mall Budget , si dhe në librin e tij “The Eastern Question “ , autori dhe politikani britanik i Partisë Konservatore Henry Alexander Munro-Butler-Johnstone ( 1837-1902) , paraqet një analizë të thellë dhe mjaft të qartë për situatën politike në Perandorinë Osmane. Ajo që e bën këtë libër veçanërisht të rëndësishëm për historinë tonë , është mënyra se s i ai flet për Ismail Qemal Bej Vlorën , njeriun që më vonë do të pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Johnstone e përmend Ismail Qemalin si një nga shtetarët më të ndershëm dhe më efikas që kishte parë Lindja, përkrah figurave të njohura si Mid ’ hat Pasha dhe Ahmet Vefik Efendi (të dy shërbyen për pak kohë si kryeministra). Fjalët e politikanit britanik marrin kuptim akoma sot: “…Dhe është një shenjë shprese për Turqinë fakti që të tre këta burra janë ende gjallë dhe në kulmin e aftësive të tyre mendore. Turqisë nuk i mungojnë burrat e zotë dhe të ndershëm; ajo që i mungon është vullneti i qeverisë për t’i vënë ata në shërbim të vendit…” Në pak kohë, si guvernator në Tulça ( Tul cea , një provincë osmane në Rumaninë e sotme ), Ismail Qemali , vetëm 31 vjeç, kishte arritur të sillte mirëqenie dhe të rris te ndjeshëm të ardhurat përmes një administ rimi të drejtë dhe transparent. Kjo është një dëshmi historike e jashtëzakonshme për aftësitë shtetformuese të tij, shumë kohë përpara se ai të bëhej lideri i lëvizjes kombëtare shqiptare. Shkrimi gjithashtu hedh dritë mbi një realitet që shpesh neglizhohet n ga historiografi a. P roblemet në Lindje nuk vinin nga popujt apo nga sistemi në vetvete, por nga korrupsioni dhe paaftësia e administratës qendrore . Këtu merr kuptim thënia, “p eshku qelbet nga koka”. K jo vlen ende si një mësim politik për realitetin e sotëm. I rëndësi shëm është edhe vlerësimi që autori britanik i bën vetë shoqërisë osmane, të bashkuar në ndjenja dhe interesa, por të sabotuar nga një elitë shtetërore që përfaqësonte vetëm vet veten. Në këtë kontekst, figura si Ismail Qemal Vlora shfaqen si përjashtime shpresëdhënëse, të cilat tregojnë se me udhëheqës të drejtë, përparimi ishte i mundur. Sot, kur hedhim sytë pas në kohë, k ëto shkrime na shërbe jnë si një dëshmi e hershme ndërkombëtare për vizionin, karakterin, integritetin dhe aftësitë e Ismail Qemal Vlorës . Shumë kohë përpara se Shqipëria të bëhej shtet, ai ishte një burrë shteti i njohur dh e i respektuar , përtej kufij ve të Perandorisë Osmane . Për historinë dhe identitetin shqiptar, k ëto dëshmi janë gur ë të çmuar që merito jnë të njihe n dhe të promovohe n më gjerësisht. A to na kujt ojnë se lidershipi me integritet ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë çelësi i ndryshimit. * Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Dr. Evarist Beqiri ). loading…

Lini një Përgjigje