Rrënojat janë gjetur në Abu Ghurab, rreth 14 kilometra në jug të Kajros dhe 8 kilometra në perëndim të lumit Nil.
Bëhet fjalë për një strukturë monumentale me sipërfaqe mbi 1,000 metra katrorë, një tempull kushtuar perëndisë Ra, hyjnisë së diellit dhe babait të gjithë krijimit sipas mitologjisë egjiptiane.
Tempulli u ndërtua me urdhër të faraonit Nyuserre Ini, i cili sundoi Egjiptin nga viti 2420 deri në vitin 2389 para Krishtit, gjatë Dinastisë së Pestë.