Pikat kryesore
- Gjykata Themelore në Prishtinë ka aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian, Albina Nura, lidhur me akuzën për korrupsion.
- Aktgjykimi ndaj Nurës u të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, me anëtarë Lutfi Shalën dhe Kushtrim Shytin.
- Sipas vendimit, e akuzuara u lirua nga akuza për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Konflikt interesi” pasi nuk është provuar se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian, Albina Nura, lidhur me akuzën për korrupsion. Në këtë rast, ish-zyrtarja e BE-së, Albina Nura akuzohej që i ka shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt i interesit”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi ndaj Nurës u të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, me anëtarë Lutfi Shalën dhe Kushtrim Shytin. Sipas vendimit, e akuzuara u lirua nga akuza për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Konflikt interesi” pasi nuk është provuar se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej. Prezentë në ishin e akuzuara Nura me avokatin Kadri Mjekiqi, si dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar- Leutrim Syla. Ndërkaq, nuk prezantoi askush nga Prokuroria Speciale. Me rastin e lirimit nga akuza, Nura nga emocionet nisi të qante. Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil. Ndërkaq, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi ta marrë aktgjykimin në formë të shkruar. Aktakuza ndaj Nurës ishte ngritur më 18 maj 2021, në të cilën thuhet se ajo i kishte shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt i interesit”. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 18:11 Ish-zyrtarja e BE-së lirohet nga akuza për korrupsion 10/29/2025 18:06 Askush s’i ka numrat për qeverinë- Zgjedhje apo kthim prapa me vendim të Kushtetueses?