Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke Drejtësia nuk vihet në provë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke Drejtësia nuk vihet në provë

Pikat kryesore

  • Ajo vihet në provë edhe nga politika, nga presioni, nga frika dhe nga mënyra se si reagojnë institucionet kur preket vetë sistemi.
  • Po flasim për një betejë që zhvillohet në heshtje, mes ligjit dhe pushtetit.
  • Në qendër të saj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Drejtësia nuk vihet në provë vetëm nga krimi. Ajo vihet në provë edhe nga politika, nga presioni, nga frika dhe nga mënyra se si reagojnë institucionet kur preket vetë sistemi. Nuk po të flasim për një vendim të vetëm gjyqësor. As për një emër të vetëm. Po flasim për një betejë që zhvillohet në heshtje, mes ligjit dhe pushtetit. Në qendër të saj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Një figurë që prej vitesh ndodhet në zemër të dosjeve më të ndjeshme të vendit. Dosje që kanë tronditur politikën, pushtetin dhe interesat e forta. Por sot, ajo vetë është kthyer në objekt verifikimi. Një formular, një vendim i huaj dhe një proces që ngre pyetje serioze ligjore dhe institucionale. A kemi të bëjmë me një çështje reale juridike apo me një përpjekje për delegjitimimin e një gjyqtareje që ka prekur emra të mëdhenj? Ku mbaron e drejta dhe ku nis presioni politik? Po ndjekim faktet, dokumentet, vendimet, por edhe heshtjet. Sepse në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të jetë e fortë jo vetëm kundër krimit, por edhe kur vetë ajo vihet në shënjestër.

Lini një Përgjigje