Pikat kryesore
- NATO ka shkatërruar një tjetër raketë balistike të lëshuar nga Irani në drejtim të Turqisë.
- Lajmi është bërë me dije nga ministria turke e mbrojtjes, e cila sqaron se raketa iraniane u shkatërrua plotësisht nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, pasi hyri në hapësirën ajrore turke.
- Në një deklaratë, ministria bëri me dije se mbetjet e lëshuara nga shkatërrimi i raketës ranë në tokë në qytetin jugor të Gaziantepit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar ose viktima.
NATO ka shkatërruar një tjetër raketë balistike të lëshuar nga Irani në drejtim të Turqisë. Lajmi është bërë me dije nga ministria turke e mbrojtjes, e cila sqaron se raketa iraniane u shkatërrua plotësisht nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, pasi hyri në hapësirën ajrore turke. Në një deklaratë, ministria bëri me dije se mbetjet e lëshuara nga shkatërrimi i raketës ranë në tokë në qytetin jugor të Gaziantepit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar ose viktima. “ Një municion balistik i nisur nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor” , deklaroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në deklaratën e saj për X. Ministria ka paralajmëruar se do të reagojë pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit. “ Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne theksojmë edhe një herë se do të merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Gjithashtu, përsërisim se është në interesin e të gjithëve t’i kushtojmë vëmendje paralajmërimeve të Turqisë në këtë drejtim. I njoftojmë me respekt publikut” , thuhet në deklaratë. Kujtojmë se vetëm një javë më parë një raketë u lëshua nga Irani dhe u shkatërruar nga NATO.