Pikat kryesore
- Inter dëshiron Chiesa-n, lojtari i Liverpool i gatshëm për tu rikthyer në Serie A Inter po lëviz me kujdes, por edhe me ambicie në prag të merkatos së janarit.
- Emri i ri në listën e dëshirave është Federico Chiesa , një profil që pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër për aftësitë e tij fizike, shpejtësinë dhe eksperiencën në Serie A.
- Klubi milanez po kërkon alternativa cilësore në krahë, sidomos për të pasur më shumë zgjidhje taktike në pjesën e dytë të sezonit.
Inter dëshiron Chiesa-n, lojtari i Liverpool i gatshëm për tu rikthyer në Serie A Inter po lëviz me kujdes, por edhe me ambicie në prag të merkatos së janarit. Emri i ri në listën e dëshirave është Federico Chiesa , një profil që pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër për aftësitë e tij fizike, shpejtësinë dhe eksperiencën në Serie A. Klubi milanez po kërkon alternativa cilësore në krahë, sidomos për të pasur më shumë zgjidhje taktike në pjesën e dytë të sezonit. Ideja është që Chiesa të mos përdoret vetëm si sulmues i pastër, por në një rol më fleksibël, të ngjashëm me atë që dikur interpretonte Ivan Perišić : një lojtar krahu i plotë, i aftë të mbulojë të gjithë fashën dhe të jetë vendimtar si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse. Nga ana ekonomike, Inter po studion një formulë të kujdesshme: huazim me të drejtë blerjeje , për të vlerësuar gjendjen fizike dhe vazhdimësinë e lojtarit përpara një investimi përfundimtar. Një zgjidhje që do të ulte rreziqet dhe do t’i jepte Chiesas mundësinë të rilindë në një ambient konkurrues.