Pikat kryesore
- Rikthehet Leao, ndaj Veronës portugezi pritet të startojë nga fillimi Krishtlindje në familje për futbollistët e Milanit pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit.
- Pavarësisht momentit jo më të mirë, Massimiliano Allegri ka vendosur t’u japë një ditë pushimi lojtarëve, të cilët do të rikthehen në stërvitje nesër, në funksion të sfidës së kampionatit kundër Hellas Verona.
- Ndeshja luhet të dielën, më 28 dhjetor, në orën 12:30, në “San Siro”.
Rikthehet Leao, ndaj Veronës portugezi pritet të startojë nga fillimi Krishtlindje në familje për futbollistët e Milanit pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit. Pavarësisht momentit jo më të mirë, Massimiliano Allegri ka vendosur t’u japë një ditë pushimi lojtarëve, të cilët do të rikthehen në stërvitje nesër, në funksion të sfidës së kampionatit kundër Hellas Verona. Ndeshja luhet të dielën, më 28 dhjetor, në orën 12:30, në “San Siro”. Dhe pikërisht aty mund të vijë edhe “dhurata” e Krishtlindjes për tifozët kuqezi: Rafael Leao është shumë pranë rikthimit. Portugezi, i ndalur që nga 8 dhjetori për një problem me aduktorët, ka rifilluar stërvitjen me grupin dhe kandidon seriozisht për një fanellë titullari. Ndaj Veronës, një kundërshtar që Leao e ka ndëshkuar shpesh në të kaluarën me 3 gola dhe 4 asistime, Allegri mund ta rreshtojë në sulm përkrah Christian Pulisic, me shpresën për t’i rikthyer shpejtësinë dhe fantazinë ofensivës së Milanit.