Imri Ahmeti: Fermerët tanë po eksportojnë mijëra kilogramë speca – bujqësia ka potencial…

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po kandidon edhe për një mandat, ka vizituar sot tre fermerë të suksesshëm, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë, duke angazhuar rreth 50 punëtorë, raporton GazetaBlic.

Ahmeti tha se nga këto sipërfaqe janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm arrin në 750 tonë.

Po ashtu, planifikohet prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.

Ai theksoi se këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhur të fermerëve dhe e potencialit të madh që ka bujqësia në vend për prodhim, përpunim dhe eksport.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje