Im bir më pa, buzëqeshi dhe…”- Rrëqeth babai i dy vjeçarit që humbi jetën pasi u sulmua…

Im bir më pa, buzëqeshi dhe…”- Rrëqeth babai i dy vjeçarit që humbi jetën pasi u sulmua…

Pikat kryesore

  • Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni i familjes.
  • “Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend.
  • Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni i familjes. “Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej. Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda. “Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës. Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot. Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

Lini një Përgjigje