Ia dhamë kur mbështeti Florjan Binajn”. Pse gënjen Berisha për firmat e Shabanit?

Ia dhamë kur mbështeti Florjan Binajn”. Pse gënjen Berisha për firmat e Shabanit?

Pikat kryesore

  • Sali Berisha nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesë për firmat e dhëna kandidatit Endri Shabani për Avokatin e Popullit nga deputetët opozitarë.
  • “U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës (Florjan Binaj) dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”.
  • Siç e dëshmon ky dokument i siguruar nga gazeta TemA, firmat e deputetëve të PD-së janë dhënë në datën 2 dhjetor, ndërkohë që zgjedhjet e Tiranës u anuluan më 3 nëntor.

Sali Berisha nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesë për firmat e dhëna kandidatit Endri Shabani për Avokatin e Popullit nga deputetët opozitarë. Ai shpjegoi para mbështetësve dhe shqiptarëve se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në kohën kur Shabani i ishte bashkuar opozitës për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës. “U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës (Florjan Binaj) dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”. – u shpreh Berisha. Në fakt, gënjeu edhe demokratët, edhe shiptarët. Siç e dëshmon ky dokument i siguruar nga gazeta TemA, firmat e deputetëve të PD-së janë dhënë në datën 2 dhjetor, ndërkohë që zgjedhjet e Tiranës u anuluan më 3 nëntor. Problemi nuk është pse dhanë firmat, por pse nuk i dalin për Zot firmës së tyre dhe pse ‘detyrohen’ të gënjejnë demokratët dhe shqiptarët kaq në mënyrë trashanike.

Lini një Përgjigje