/ I dyshuar për vrasjen e biznesmenit, kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë…

/ I dyshuar për vrasjen e biznesmenit, kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë…

Pikat kryesore

  • Ky është i në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës.
  • Në këto pamje të siguruara nga gazetari i AbcNews Ervin Leka, ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje.
  • Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15.

Ky është i në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës. Në këto pamje të siguruara nga gazetari i AbcNews Ervin Leka, ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje. Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15. Ndërkohë, vrasja u krye një ditë më pas, më 30 nëntor. 32-vjeçari Arani, gjatë kohës së krimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale. Për vrasjen e Mandi Mëhallës, u arrestua Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, si i dyshuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja. Përveç Marselo Arani, në kërkim për këtë ngjarje u edhe Armando Kola, 35-vjeç. Makina e krimit në pronësi të ish-ortakut Xhino Ago, të cilën ia ka dhënë hua për ta përdorur i në kërkim Marselo Arani, u gjet e shkrumbuar në aksin Elbasan Librazhd. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje