I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020/ Sajmir Kolaveri ekstradohet nga…

I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020/ Sajmir Kolaveri ekstradohet nga…

Pikat kryesore

  • Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si vrasës i Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte në kërkim nga Gjykata e Posaçme.
  • Sipas SPAK, Kolaveri, pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
  • Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY ECC.

Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si vrasës i Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte në kërkim nga Gjykata e Posaçme. 44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, Kolaveri, pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY ECC. Përveç kësaj ngjarjeje, për të cilën ka masë sigurie “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, emri i tij është lakuar edhe në ngjarje të tjera kriminale./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Porositi tritolin në makinën e Oltjon Klosit, kush është Sabah Nuzi në burg për vrasjen e Klevis Lleshit Mbetet në burg vrasësi i Klevis Lleshit/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Sabah Nuzin Ekzekutonin dhe paratë i investonin. Dosja e plotë e SPAK, për vrasjen e Klevis Lleshit

Lini një Përgjigje