Hykmete Bajrami: Për deputetin Kurti, ligji është i drejtë veç kur i shërben interesave të tij personale Deputetja e LDK-së dhe shefja e GP të kësaj partie në Kuvend, Hykmete Bajrami, ka reaguar për paraqitjen e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatë, në rastin e kanosjes ndaj tij, ku i dyshuar për rastin është Faton Klinaku, shkruan Express. Bajrami ka shkruar se për Kurtin ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale. Bajrami ka rikujtuar refuzimin që Kurti i ka bërë Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore. “I njëjti person refuzon, përçmon dhe injoron thirrjet e Prokurorisë për të dhënë dëshmi si dëshmitar në Prokurorinë Speciale për dallaveret me rezervat shtetërore”, ka shkruar Bajrami./Express/ Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar 5 miliardë euro ndihma sociale do të kursejë kancelari Merz “Do të doja që gurët këtu të flisnin”: ‘‘The Guardian’’ i kushton artikull Bjeshkëve të Nemuna Shukri Buja viziton shpellën e Gadimes: Do të investojë në infrastrukturë moderne Hykmete Bajrami: Për deputetin Kurti, ligji është i drejtë veç kur i shërben interesave të tij personale Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë fitoret Listës Serbe
Hykmete Bajrami: Për deputetin Kurti, ligji është i drejtë veç kur i shërben interesave…