Eugen Cakolli nga KDI në një postim në Facebook ka thënë se po u jepet mundësi sabotuesve të paraqiten si të sabotuar.
“Përtej problemeve të tjera procedurale, po tentohet të etablohet ideja se Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve.
Në të kundërtën, komuniteteve gjoja do t’u jepej “e drejta e vetos” në konstituimin e Kuvendit.
Por nëse kjo do të merrej si standard, atëherë parimisht, jo vetëm komunitetet, por secili grup parlamentar me të drejtë propozimi për nënkryetar do të kishte fuqi bllokuese.” Ai ka thënë se pozitat e rezervuara nuk janë privilegje absolute por pjesë e një arkitekture të ndërtuar për gjithëpërfshirje, pa e cenuar funksionalitetin institucional.
“Ky është një interpretim i shtrembëruar i frymës kushtetuese dhe parimeve të parlamentarizmit.
E drejta për përfaqësim nuk është e pakufizuar, por as nuk mund të degradohet përmes mosveprimit apo refuzimit politik nga shumica.” Cakolli ka thënë se sot pakicat nuk po e bojkotojnë ose abuzojnë të drejtën e përfaqësimit në kryesinë e kuvendit, por partitë e shumicës po e refuzojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve serbë.
Përkundrazi, janë përfaqësuesit e shumicës (shqiptare), e sidomos LVV-ja, që po refuzojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, në përputhje me rregullat, frymën dhe precedentët kushtetues.
Për më tepër, kjo praktikë ka funksionuar për vite me radhë pa u politizuar në këtë mënyrë.
Por jo sot, kur kjo rrëshqitje na kushton.” Ai ka thënë se nëse është kjo një strategji politike, atëherë është e dobët.
E aty, rreziku i një konstatimi për shkelje të të drejtave të përfaqësimit të komuniteteve në Kryesi është evident.
Nëse e gjithë kjo është një strategji politike, është e dobët.
Nëse jo, edhe më keq, është mungesë e vizionit shtetformues.
Sepse juridikisht jemi në terren të pafavorshëm, ndërsa politikisht e kemi humbur prej kohësh mbështetjen e atyre që presin nga ne shtet të përgjegjshëm në raport me pakicat.” Në fund ai ka thënë se nganjëherë me penalti e herë më autogola, po i servohen Listës Serbe fitoret.