Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand…

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand…

Pikat kryesore

  • “Ky është vendi ku Armand Shakaj finalizoi planin e tij kriminal, te zhdukjes së trupit të mikut të tij, Eglant Koçi.
  • Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve.
  • Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në servis.

“Ky është vendi ku Armand Shakaj finalizoi planin e tij kriminal, te zhdukjes së trupit të mikut të tij, Eglant Koçi. Jemi në pikën më të lartë të fshatit Cërrujë, në vendin e quajtur Maja e Korrës.” Pasi më 4 qershor dhe ekzekutoi Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj të nesërmën më 5 qershor realizoi edhe zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë. Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve. Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në servis. Më pas ai ka udhëtuar nga Iba në drejtim të fshatit Cërrujë, zonë të cilën e njihte shumë mirë pasi e frekuentonte shpesh për të bërë relli me motora. Këtë e tregon edhe itinnerari i rrugës që ka ndjekur, pasi ka ecur nëpër rrugë që vetëm banorë të zonës e njohin. Shakaj ka përdorur rrugën për në fshatin Mollagjesh, pas ka vijuar në Funar dhe më tej është futur në pyll në një terren malor për të shkuar në Cërrojë. “Armand Shakajn nuk e ndaloi as terreni i vështirë malor, zona e pyllëzuar dhe e thepisur për të shkuar në destinacionin final, për të zhdukur trupin e mikut të tij Eglant Koçi. Shakaj ushëtoi për tre orë e 30 minuta në një zonë të vështirë malore për të shkuar në Majën e Korrës.” Një rrugë e cila kërkon ta njohësh mirë për shkak të vështirësive që të krijon terreni i pyllëzuar, por Armand Shakaj e çoi planin e tij kriminal deri në fund, duke shkuar më makinë deri në pikën më të lartë, në Majën e Korrës. Aty më pas ka nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut duke e hedhur në pyll, në një zonë ku ishte i bindur se nuk do të gjendej kurrë. “Pas shpinës time ndodhet humnera, ku 41-vjeçari Armand Shakaj hodhi trupin e mikut të tij, Eglant Koçi.”

Lini një Përgjigje