Huffpost në gjuhën italiane shkruan për Hagën: Thaçi konsiderohet si një nga etërit e…

Huffpost në gjuhën italiane shkruan për Hagën: Thaçi konsiderohet si një nga etërit e…

Pikat kryesore

  • Gazeta italiane “Huffingtonpost.it”, në një shkrim të gazetarit Mauro Suttora të publikuar sot, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po ndodh në Gjykatën Speciale të Hagës prej vitesh.
  • Gazetari italian përmend një shembull hipotetik sikur ish-presidenti italian, Alessandro Pertini, të ishte burgosur në vitin 1970 për “krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-1945”.
  • Sipas gazetarit italian, një gjë e tillë do të ishte surreale dhe e njejta po i ndodh ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta italiane “Huffingtonpost.it”, në një shkrim të gazetarit Mauro Suttora të publikuar sot, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po ndodh në Gjykatën Speciale të Hagës prej vitesh. Gazetari italian përmend një shembull hipotetik sikur ish-presidenti italian, Alessandro Pertini, të ishte burgosur në vitin 1970 për “krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-1945”. Sipas gazetarit italian, një gjë e tillë do të ishte surreale dhe e njejta po i ndodh ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit. “Imagjinoni që në vitin 1970, 25 vjet pas Çlirimit, Sandro Pertini të ishte burgosur dhe gjykuar për krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943–45. Surreale? E megjithatë, kjo është ajo që po i ndodh Hashim Thaçit, 57 vjeç, ministër, kryeministër dhe më pas president i Kosovës deri në vitin 2020, komandant i rezistencës kundër Serbisë gjatë luftës së vitit 1999, i konsideruar një nga etërit e atdheut së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova. Thaçi prej pesë vitesh tashmë po mbahet në një burg holandez”, shkruan gazeta italiane . “Gazeta italiane tutje shkruan se Specialja “Në fillim ishte dukur një ide e mirë. Për t’ua bërë të pranueshme pavarësinë e Kosovës 90 shteteve (nga 190) që ende nuk e njohin atë, dhe për t’ia lehtësuar hyrjen në BE, ish-presidenti kishte pranuar t’i nënshtrohej një gjykimi për krime lufte, së bashku me edhe tre drejtues të tjerë të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”. Kosovo sempre in mezzo al guado. Il surreale processo ad Hashim Thaci https://t.co/HIs09KWV7q — L’HuffPost (@HuffPostItalia) January 9, 2026 Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/09/2026 18:51 Huffpost në gjuhën italiane shkruan për Hagën: Thaçi konsiderohet si një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal 01/09/2026 18:45 Zeqiri: Opozita s’po arrin të tërheqë votuesit e rinj, LVV ka mobilizuar elektoratin dhe diasporën 01/09/2026 18:26 Cilësia e ujit në 7 rajone të Kosovës pas vërshimeve, IKSHKP tregon ku pihet e ku jo!

Lini një Përgjigje