Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset…

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset…

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin e ByPass-it në drejtim Orikum– Vlorë .
  • Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga V.G., është përplasur me një tufë bagëtish të imta (dhi) që ndodheshin në rrugë.
  • Në fund të tufës ndodhej edhe çobani me iniciale A.D., rreth 35 vjeç, i cili është goditur gjatë përplasjes.

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin e ByPass-it në drejtim Orikum– Vlorë . Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga V.G., është përplasur me një tufë bagëtish të imta (dhi) që ndodheshin në rrugë. Në fund të tufës ndodhej edhe çobani me iniciale A.D., rreth 35 vjeç, i cili është goditur gjatë përplasjes. Si pasojë e forcës së goditjes, 35-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore për traumat e pësuara.

Lini një Përgjigje