Hoxhaj: Drejtësia për krimet ndaj civilëve nuk guxon të vonohet më

Në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka kujtuar dhimbjen e familjeve kosovare që ende presin lajmin për më të dashurit e tyre. “Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve sjell përsëri dhimbjen e madhe për Kosovën, e veçanërisht për familjet që ende presin lajmin për më të dashurit e tyre. Është e padrejtë që krimet ndaj popullatës sonë civile ende nuk janë ndëshkuar, ndërsa pritja e familjeve vazhdon pafund. Këto plagë nuk mbyllen kurrë pa drejtësi, e ajo duhet të vendoset njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Hoxhaj. Ai ka shkruar se vendosja e drejtësisë për fatin e të zhdukurve është domosdoshmëri për shoqërinë kosovare dhe për të ardhmen e vendit. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje