Hoxha sërish hero në Derbi/ Futbollisti kuqezi barazon në frymën e fundit në ligën kroate

Hoxha sërish hero në Derbi/ Futbollisti kuqezi barazon në frymën e fundit në ligën kroate

Pikat kryesore

  • Megjithatë, në Kroaci një ndeshje Dinamo-Hajduk njihet si “Derbi i përjetshëm”, dhe e justifikoi plotësisht pritjen e tifozëve, duke pasur sërish një shqiptar për hero.
  • Arbër Hoxha, ndoshta emri më i shquar i kombëtares shqiptare këta muaj, shënoi një tjetër gol, që shpëtoi ekipin e kryeqytetit nga humbja.
  • Ishin mbi 17 000 tifozë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, dhe shumica dinamovitë, por derbi këtë herë u duk I mallkuar.

Ishte edhe një duel shqiptarët. Megjithatë, në Kroaci një ndeshje Dinamo-Hajduk njihet si “Derbi i përjetshëm”, dhe e justifikoi plotësisht pritjen e tifozëve, duke pasur sërish një shqiptar për hero. Arbër Hoxha, ndoshta emri më i shquar i kombëtares shqiptare këta muaj, shënoi një tjetër gol, që shpëtoi ekipin e kryeqytetit nga humbja. Ishin mbi 17 000 tifozë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, dhe shumica dinamovitë, por derbi këtë herë u duk I mallkuar. Hoxha ishte tepër aktiv, ndërsa përballë pati shokun në përfaqësuese, Adrion Pajazitin, gjithashtu titullar tek ekipi nga Spliti. Hajduku kaloi në epërsi pikërisht në momentin më të mirë të Dinamos, kur në 68’ goditi Mishele Shego, duke I shpëtuar pozicionit jashtë loje.

Lini një Përgjigje