Homazhe në Prekaz në ditëlindjen e Adem Jasharit/ OVL-UÇK: Festat e Nëntorit, të paplota…

Homazhe në Prekaz në ditëlindjen e Adem Jasharit/ OVL-UÇK: Festat e Nëntorit, të paplota…

Pikat kryesore

  • Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në memorialin Adem Jashari, në ditën e tij të lindjes.
  • Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së.
  • Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në memorialin Adem Jashari, në ditën e tij të lindjes. Për kryetarin e OVL-UÇK-së Hysni Gucati këto festa janë të mangët pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, por shprehu besimin që ata do të kthehen dhe festën tjetër të nëntorit do ta festojnë bashkë me ta në Kosovë. “Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së. Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, shprehet kreu i OVL UÇK, Hysni Gucati. Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e Forcave te Sigurisë së Kosovës-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharaj. Adem Jashari lindi në 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt dhe vdiq në 7 mars të 1998 pas një qëndrimi heroik tre ditore përballë ushtrisë serbe, duke hyrë në histori si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Një komb i apasionuar pas futbollit”/ UEFA uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën Kombëtare NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë: Bashkë me aleatin tonë Operacioni “Stolen Line”, sekuestrohen dhe 2 automjete të tjetra, në kërkim shtetasin që trafikonim makina luksoze

Lini një Përgjigje