Hjumen nuk kursehet në debutimin e tij te Partizani, e ndjek Albion Marku MILINKOVIÇ- Te Partizani nuk e diskutojnë potencialin e Hjumen. Në klubin e kuq janë kujdesur për më tepër se një muaj, që të mos rrezikohet me aktivizimin e tij. “Nuk dua të bëjmë gabime dhe ndoshta është gabimi im se kur fola me Doumbia tha që është gati për 30 minuta dhe u dëmtua. Nuk dua të bëj të njëjtin gabim. Dua një lojtar që është plotësisht gati të luajë ndeshjen. Gjithashtu, jam i sigurt që kur t’i jepet mundësia do të tregojë potencialin, këto lojtarë duhet pak kohë të përshtaten, por padyshim kanë cilësi”, shprehej Milinkoviç i pyetur për Hjumen para sfidës me Elbasanin. Dhe Hjumen e tregoi një pjesë të potencialit me Elbasanin. Tashmë për të vjen një transfertë që për këdo rezulton e vështirë, ajo e Ballshit. loading…
Hjumen: nuk kursehet në debutimin e tij te Partizani, e…