Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mendon se arsyeja e dorëheqjes së Liburn Aliut nga Qeveria është zgjedhja e Dimal Bashës si Kryeparlamentar.
Haxhiu ka thënë se nuk e di nëse Aliu është dorëhequr edhe nga Vetëvendosja.
“Nuk ka qenë momentum i duhur në këtë moment e as arsyeja.
Nuk është që e kam parë së fundi…As nuk ka qenë momenti e as nuk mendoj se kjo duhet të jetë arsyeja për t’u dorëhequr nga Qeveria”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo tha se me Aliun nuk është parë së fundi, e as në postim ai nuk ka treguar nëse është ende në VV.
Sipas saj, Aliu do të duhej të ishte pjesë e Qeverisë, teksa tha se e vlerëson kontributin që e ka dhënë ai për partinë.
Ndryshe, Aliu dha dorëheqje javën e kaluar, e si arsye e dha pikërisht zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të