Prodhimi i mjeteve detare në Pashaliman/ Marrëveshja me Italinë, Rama: Investim i…

Prodhimi i mjeteve detare në Pashaliman/ Marrëveshja me Italinë, Rama: Investim i…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, është investim i rëndësishëm.
  • Rama u shpreh se nga ky investim, në fazën e parë do të ketë 400 të punësuar.
  • Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, është investim i rëndësishëm. Rama u shpreh se nga ky investim, në fazën e parë do të ketë 400 të punësuar. “Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate. Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania”, theksoi Rama.

Lini një Përgjigje