Haradinaj: Hardh Fest, ngjarje që promovon punën dhe përkushtimin e njerëzve të Rahovecit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest 2025” në Rahovec, bashkë me kryetarin e Komunës, Smajl Latifi.

Në nisjen e festivalit, Haradinaj e cilësoi Rahovecin si kryeqytetin e rrushit dhe verës.

“Rahoveci, kryeqyteti i rrushit dhe verës, sot e nis një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore e turistike në vend, Hardh Fest 2025,” u shpreh ai.

Festivali nisi me “Karnavalin e Vreshtarëve” dhe prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit, për t’u pasuar me garat e shpejtësisë në vjeljen e rrushit, që shënojnë çdo vit fillimin e kësaj ngjarjeje tradicionale.

Duke vlerësuar punën dhe traditën e kësaj treve, Haradinaj theksoi: “Rahoveci dhe njerëzit e tij dallohen si njerëz të punës e të përkushtimit, duke e bërë këtë komunë qendër të vreshtarisë e prodhimit të verës.” Ai përmendi gjithashtu edhe rolin e institucioneve lokale dhe mbështetësve të festivalit.

“Kontributi i kryetarit Smajl Latifi dhe Komunës për mbështetjen e fermerëve, si dhe angazhimi i ndërmarrësit shqiptaro-amerikan Rrustem Gecaj e organizatorëve të festivalit, dëshmojnë se kur bashkohen forcat, rezultati është suksesi,” tha Haradinaj.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje