Hajdari, Lladrovcit pas audio-incizimit për prona: Kampion i korrupsionit

Hajdari, Lladrovcit pas audio-incizimit për prona: Kampion i korrupsionit

Pikat kryesore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka folur pas një aksioni simbolik të Rinisë Demokratike, të cilët e mbështjellën hyrjen e ndërtesës së komunës së Drenasit me një shirit të verdhë ku shkruhej “rrezik”, pas një audio-incizimi të kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, ku dëgjohej teksa fliste për prona milionëshe. Hajdari tha se shiritat e verdhë janë shenjë e qartë se ndërtesa e komunës së Drenasit është kthyer në vendngjarje të abuzimit, teksa tha se ky aksion është thirrje publike për drejtësi, transparencë dhe për fundin e një qeverisje me pazare. “Dy ditë më herët, opinioni publik dhe komuna jonë u shokuan audio-incizim ku kryetari në largim i Drenasit dëgjohet duke bërë pazare me tokat e komunës si të ishin pronë personale e tij duke llogaritur miliona përfitime me pasurinë publike”. “Ky skandal nuk është rastësi, por është fotografia e pastër e qeverisjes së tij. Kur populli numëron centët, kryetari numëron milionat. Ai që thirrej në qeverisje me duar të pastra, tash po del se duart i ka pasur thellë në xhepat e qytetarëve të Drenasit. Ky është një akt i paprecedentë, ky është një turp institucional”, tha Hajdari në konferencë për media. Tutje, Hajdari tha se kanë të bëjnë me grabitje të planifikuar dhe jo me gabime, teksa tha se audio-incizimi është dëshmia se korrupsioni ka zënë rrënjë deri në zyrën e kryetarit.

Lini një Përgjigje