Pikat kryesore
- Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në ndeshjen kundër Shqipërisë, për të arritur një rezultat sa më pozitiv.
- Serbia vazhdon të ketë ende shpresa teorike për t’u kualifikuar në “play-off”-in e Botërorit 2026, por që kjo të ndodhë, ajo duhet të mposhtë Anglinë dhe Letoninë dhe të shpresojë që Shqipëria të gabojë.
- Në momentin kur skuadra e drejtuar nga Veljko Paunovi do të luajë të mërkurën në “Wembley”, serbët do të kenë veshët edhe nga ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës.
Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në ndeshjen kundër Shqipërisë, për të arritur një rezultat sa më pozitiv. Serbia vazhdon të ketë ende shpresa teorike për t’u kualifikuar në “play-off”-in e Botërorit 2026, por që kjo të ndodhë, ajo duhet të mposhtë Anglinë dhe Letoninë dhe të shpresojë që Shqipëria të gabojë. Në momentin kur skuadra e drejtuar nga Veljko Paunovi do të luajë të mërkurën në “Wembley”, serbët do të kenë veshët edhe nga ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës. “Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos keni asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç veprojmë ndaj çdo kundërshtari tjetër, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Do të përgatitemi dhe do të luajmë ndaj Shqipërisë sikur të ishte finale. “Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos keni asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç veprojmë ndaj çdo kundërshtari tjetër, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Do të përgatitemi dhe do të luajmë ndaj Shqipërisë sikur të ishte finale. Futbollistët serbë të klubit të tij, Tekstilac, i kanë kërkuar “të ndihmojë” Serbinë me një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë. “Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti mes bashkëlojtarëve është ajo që na bën më të mëdhenj. “Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti mes bashkëlojtarëve është ajo që na bën më të mëdhenj. Vales nuk do të luajë në këtë përballje për shkak të pezullimit me kartona, por ai ka qenë në fushë në ndeshjet e mëparshme kundër Serbisë dhe Shqipërisë. I pyetur se cila kombëtare është më e fortë, ai u përgjigj: “Mendoj se të dyja përfaqësueset janë shumë të mira. Secila ka pikat e saj të forta dhe ngjashmëritë janë të shumta, siç kemi vërejtur gjatë analizave tona në këto kualifikuese. Të dyja skuadrat janë fizikisht të fuqishme, luajnë me intensitet të lartë, qarkullojnë shpejt topin dhe krijojnë shumë raste për gol. Edhe ndeshja e fundit mes tyre ishte shumë e mirë, përfundoi në favor të Shqipërisë, por edhe Serbia pati mundësi të fitonte. “Mendoj se të dyja përfaqësueset janë shumë të mira. Secila ka pikat e saj të forta dhe ngjashmëritë janë të shumta, siç kemi vërejtur gjatë analizave tona në këto kualifikuese. Të dyja skuadrat janë fizikisht të fuqishme, luajnë me intensitet të lartë, qarkullojnë shpejt topin dhe krijojnë shumë raste për gol. Edhe ndeshja e fundit mes tyre ishte shumë e mirë, përfundoi në favor të Shqipërisë, por edhe Serbia pati mundësi të fitonte.