Pikat kryesore
- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se janë kryer ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit.
- Në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca.
- Në këtë detyrë është emëruar Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se janë kryer ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit. Në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve. Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas Burgjeve, këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare”, thuhet në njoftimin e Burgjeve./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Në prag të sezonit turistik/ Rama: Nis pastrimi i bregdetit në Katund të Ri, po kryhet edhe plugimi i rërës VIDEO/ Dy kroçere zbarkojnë në Durrës, sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit/ Serian Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit