Pikat kryesore
- Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë.
- Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.
- Faton Peci tha po ashtu se në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka treguar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se partia të cilës i takon ai, Guxo, e cila në zgjedhje kandidoi në një listë të përbashkët me LVV, Alternativën dhe PShDK-në, do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme. Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë. “Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci. Faton Peci tha po ashtu se në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.