Gruas time t’i vish anash”/ Miri përplaset me tone të larta me Mateon: Po më ndan nga…

Gruas time t’i vish anash”/ Miri përplaset me tone të larta me Mateon: Po më ndan nga…

Tensionet e mbrëmjes së të martës në “Big Brother VIP Albania” nuk kanë përfunduar me mbylljen e spektaklit, por kanë degraduar në një përplasje mjaft të ashpër gjatë darkës mes Mirit dhe Mateos. Siç shihet edhe nga pamjet e tensionuara, ku dyshja debaton me tone të larta, shkak për këtë shpërthim janë bërë komentet e Mateos, i cili ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien dhe veprimet e Mirit me Selinën brenda shtëpisë. Këto komente janë pritur me një revoltë nga ana e Mirit, i cili i ka marrë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj martesës së tij. Gjatë debatit, ai ka akuzuar hapur Mateon se me këto provokime të qëllimshme po tenton t’i shkatërrojë familjen. “ Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja.” “Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam.” E gjithë kjo situatë vjen pas diskutimeve të forta që u bënë sërish gjatë prime-t rreth raportit të tij me Selinën dhe çështjes së shumëpërfolur të krevatit. Megjithatë, artisti e ka theksuar edhe një herë me forcë se çdo veprim i tij brenda shtëpisë ka qenë ekskluzivisht në kuadër të lojës, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e ndonjë ndjenje reale.

Lini një Përgjigje