Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, për disa grafitë që u shfaqën në Prishtinë e në të cilët kërkohej që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkonte në Prokurorinë Speciale. “Albin dorëzohu në Prokurori”, thuhej në disa grafite që u shfaqën në disa pjesë të kryeqytetit. Pacolli tha se ‘themeloi një OJQ’ përmes së cilës shkroi këto parulla. “Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: “Albin dorzohu në prokurori””, ka shkruar ajo. Ndryshe, Kurti ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore përkundër që është i urdhëruar nga gjykata që të paraqitet atje. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të
Grafite “Albin dorëzohu në Prokurori”, Fitore Pacolli akuzon Blerim Isufajn