Pikat kryesore
- Goditje për Inter, operohet Dumfries, Marotta gjen zëvendësuesin në Genoa Në ditën kur Inter u rikthyer në krye të Serie A, tifozët zikaltër morën një goditje të fortë, një lajm jo pozitiv që vjen nga infermieria.
- Denzel Dumfries, anësori holandez, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kaviljen e majtë, një vendim ekstrem që pritet t’i marrë afro 3 muaj kohë për t’u rikuperuar.
- Në reagimin për mediat, klubi zikaltër saktësoi se ndërhyrja shkoi mirë, ndërsa duke nisur nga java e ardhshme “tulipani” holandez do të nis fazën e rehabilitimit.
Goditje për Inter, operohet Dumfries, Marotta gjen zëvendësuesin në Genoa Në ditën kur Inter u rikthyer në krye të Serie A, tifozët zikaltër morën një goditje të fortë, një lajm jo pozitiv që vjen nga infermieria. Denzel Dumfries, anësori holandez, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kaviljen e majtë, një vendim ekstrem që pritet t’i marrë afro 3 muaj kohë për t’u rikuperuar. Dumfries u dëmtua më 9 nëntor, në takimin kundër Lazio-s. Në reagimin për mediat, klubi zikaltër saktësoi se ndërhyrja shkoi mirë, ndërsa duke nisur nga java e ardhshme “tulipani” holandez do të nis fazën e rehabilitimit. Pikërisht në ditën që iu nënshtrua ndërhyrjes, Dumfries njoftoi se ndryshoi agjent duke kaluar nga Jorge Mendes tek Ali Barat. Në Itali, mediat e lexojnë këtë lëvizje të Dumfries si një divorc në horizont, është e qartë që holandezi kërkon të ndryshojë ambient. Në kushte të tilla, me Dumfries të padisponueshëm, të paktën deri në mars, Inter është i detyruar të futet në merkato për të zëvendësuar holandezin.