Gjysmë ore ndjekje si në filma/ Durrës, 35-vjeçari i dehur me makinë nuk i bindet…

Gjysmë ore ndjekje si në filma/ Durrës, 35-vjeçari i dehur me makinë nuk i bindet…

Pikat kryesore

  • DURRËS- Një ndjekje dramatike si në skenat e filmave aksion është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një 35-vjeçar në gjendje të dehur dhe me automjet pa targa sfidoi policinë për më shumë se 30 minuta.
  • Gjithçka nisi pasi Policia Rrugore i bëri shenjë të ndalonte, por i riu refuzoi urdhrin dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke detyruar patrullat dhe forcat “Shqiponja” ta ndjekin për kilometra të tëra.
  • Gjatë arratisjes ai kreu manovra të rrezikshme, duke rrezikuar qytetarët dhe drejtuesit e tjerë në rrugë.

DURRËS- Një ndjekje dramatike si në skenat e filmave aksion është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një 35-vjeçar në gjendje të dehur dhe me automjet pa targa sfidoi policinë për më shumë se 30 minuta. Gjithçka nisi pasi Policia Rrugore i bëri shenjë të ndalonte, por i riu refuzoi urdhrin dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke detyruar patrullat dhe forcat “Shqiponja” ta ndjekin për kilometra të tëra. Gjatë arratisjes ai kreu manovra të rrezikshme, duke rrezikuar qytetarët dhe drejtuesit e tjerë në rrugë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë për të ndaluar, 35-vjeçari nuk iu bind efektivëve. Ndjekja përfundoi në afërsi të Shën Vlashit, ku policia, për të shmangur një rrezik më të madh, u detyrua të godiste automjetin e tij dhe ta neutralizonte. Menjëherë pas ndalimit të mjetit, forcat “Shqiponja” bënë arrestimin e të riut. Burime nga policia thanë për se ai kishte kundërshtuar disa herë urdhrin për të hapur krahun, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihen disa akuza./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit Edicioni qendror me Emilian Islamin, (16/05/2026) Në ujëvarën e Gjormit/ Kanioni i Plloçës po kthehet në një atraksion turistik! Studiuesi: Panoramë mbresëlënëse, njëjtë si perla e Valbonës

Lini një Përgjigje