Gjykata Themelore Penale: Zjarri vdekjeprurës në Koçan, konfirmohet aktakuza…

Gjykata Themelore Penale: Zjarri vdekjeprurës në Koçan, konfirmohet aktakuza kundër… The building of a nightclub is damaged following a massive fire early Sunday in the town of Kocani, North Macedonia, Monday, March 17, 2025, (AP Photo/Armin Durgut)

Pikat kryesore

Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi të premten se është konfirmuar aktakuza kundër 34 personave dhe tri kompanive të dyshuar për zjarrin që la dhjetëra të vdekur në një klube nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023. Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë, si dhe persona përgjegjës në kompanitë që menaxhonin klubin e natës. Zjarri që shpërtheu në klubin Pulse natën mes 15 dhe 16 marsit vrau 62 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Gjykata nuk ka treguar se kur do të fillojë gjykimi për këtë rast. Të gjithë të akuzuarit ngarkohen me veprën penale: shkaktim i veprave të rrezikshme kundër sigurisë publike. Aktakuza u ngrit më 13 qershor dhe vlerësimi zgjati tre muaj e gjysmë. Gjykatës Supreme tha se rastin ia ka caktuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup, sepse gjykatat në Shtip dhe Strumicë nuk kanë numër të mjaftueshëm gjyqtarësh për procesin penal. Supremja vlerëson se çështja duhet të trajtohet nga “gjyqtarë me përvojë dhe njohuri të fituara në çështjet penale, të cilët do të mundësojnë procedura efikase, profesionale dhe të ligjshme, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik”. Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një shfaqjeje nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa shkaktuan rrëmujë të madhe. Sipas aktakuzës, objekti nuk i plotësonte kërkesat minimale teknike për kryerjen e aktiviteteve mikpritëse, nuk kishte leje rindërtimi, raporte bazë të projektimit dhe rindërtimit, e as një raport të posaçëm për mbrojtjen nga zjarri, shpërthimet dhe materialet e rrezikshme, as një plan dhe vlerësim për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona. Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Ljupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Sipas prokurorisë, ata e dinin që klubi i natës Pulse ekzistonte në qytet, por nuk bënë asgjë, objekti nuk ishte i regjistruar në regjistrin komunal në përputhje me Ligjin për Mikpritjen, por e lejuan atë të funksiononte dhe pronari të paguante një tarifë për aktivitetin e mikpritjes. Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës. Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore. Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulën në bankën e të akuzuarve gjithashtu./REL/ Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA!

Lini një Përgjigje