Pikat kryesore
Gjykata Supreme ka caktuar datën 05 nëntor 2025, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Kështu ka njoftuar OEK, duke thënë se seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, “në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marr vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike”. “Ne konsiderojmë se ky vendim cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend”, ka thënë OEK. Oda ka ftuar ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, “me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm”. “Besojmë fuqishëm se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë”, tha OEK. Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/04/2025 10:17 Senatorët amerikanë amendament Kongresit: SHBA të mbështesë marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke, jo shkëmbime territoresh 10/04/2025 10:14 Goditi për vdekje këmbësoren, arrestohet polici në Gjirokastër 10/04/2025 10:06 Punime në rrjet, KEDS-i njofton se këto komuna do të mbesin pa rrymë