Gjuha shqipe është amaneti ynë”/ Protesta në RMV, Ademi: Nuk ka më negociata, është e…

Gjuha shqipe është amaneti ynë”/ Protesta në RMV, Ademi: Nuk ka më negociata, është e…

Pikat kryesore

  • 18 maj, ora 16.30 në Shkup, janë vendi dhe koha kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen për të protestuar sërish.
  • Ata do të nisen nga Ura e Gurit për tu vendosur poshtë zyrave të ministrisë së drejtësisë, në tubimin e tyre në dytë, në mbrojtje të Gjuhës Shqipe.
  • Studenti Mevlan Ademi deklaroi se ka ardhur koha që në vitin 2026 të funksionohet në gjuhën shqipe, duke theksuar se durimi i studentëve ka marrë fund pas dy vitesh pritje.

18 maj, ora 16.30 në Shkup, janë vendi dhe koha kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen për të protestuar sërish. Ata do të nisen nga Ura e Gurit për tu vendosur poshtë zyrave të ministrisë së drejtësisë, në tubimin e tyre në dytë, në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Studenti Mevlan Ademi deklaroi se ka ardhur koha që në vitin 2026 të funksionohet në gjuhën shqipe, duke theksuar se durimi i studentëve ka marrë fund pas dy vitesh pritje. Ai tha se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me ligj dhe se nuk ka më vend për negociata apo vonesa nga institucionet. Ademi u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje më të madhe në protestë, me shpresën që kërkesat e studentëve të realizohen. ” Është luftuar dhe protestuar më herët, por ka ardhur koha që ne në 2026 të funksionojmë në gjuhën tonë amtare. Nisi nga një problem teknik, për një provim të thjeshtë e ku më pas për gjëra të tjera. Duke qenë të bashkuar, do t’ia arrijmë qëllimit. Durim prej nesh më nuk ka, kemi pritur 2 vite, nuk ka më negociata për gjuhën shqipe. Është një e drejtë e fituar nga ligji, ne për shumë kohë i pritëm dhe kemi parashtruar shumë herë pyetjen se kur. Nuk na u dhanë afate kohore dhe tani jemi ne ata që do të drejtojmë. Shpresoj që me këtë protestë të arrijmë atë që duam të arrijmë, e kemi parë se nuk janë të gatshëm ta bëjnë atë. Një e drejtë e fituar e shqiptarëve nuk duhet t’u mohojë të drejtat maqedonasve dhe kjo duhet të ndryshojë. Shpresoj të kemi një numër më të madh të përkrahësve.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Jemeni njofton marrëveshjen më të madhe ndonjëherë për shkëmbimin e të burgosurve me grupin Houthi Sigurimi i pronës për fatkeqësitë natyrore/ Qeveria po diskuton draftin për sigurimin e detyrueshëm Edhe Kokalari padit Berishën/ U përjashtua nga gara, kërkon pezullimin e zgjedhjeve në PD

Lini një Përgjigje