Gjobë deri në 500 euro, Ulqini me rregulla të reja për pushuesit

Gjobë deri në 500 euro, Ulqini me rregulla të reja për pushuesit

Pikat kryesore

  • Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.
  • Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit.
  • Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra.

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit. Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit. Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra. Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro. “Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje