Gjirokastër, sekuestrohen tre milionë euro pasuri GJIROKASTËR Gjykatës së Shkallës së

Gjirokastër, sekuestrohen tre milionë euro pasuri GJIROKASTËR Gjykatës së Shkallës së

Pikat kryesore

  • GJIROKASTËR- Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, konfiskoi tre milionë euro pasuri, pasi nga hetimet rezultoi se pronari Drino Alikaj nuk justifikonte dot burimin e të ardhurave.
  • Nën sekuestro janë vënë një numër i madh pronash dhe aktivitetesh biznesi, si troje, banesa, karburant dhe magazina në disa zona të qarkut të Gjirokastrës.
  • Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror të nisur që prej vitit 2019.

GJIROKASTËR- Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, konfiskoi tre milionë euro pasuri, pasi nga hetimet rezultoi se pronari Drino Alikaj nuk justifikonte dot burimin e të ardhurave. Nën sekuestro janë vënë një numër i madh pronash dhe aktivitetesh biznesi, si troje, banesa, karburant dhe magazina në disa zona të qarkut të Gjirokastrës. Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror të nisur që prej vitit 2019. Në mesin e pasurive të konfiskuara dhe të dyshuara nga burime jo të ligjshme, janë 6 troje, 3 magazina, një karburant, lokale, banesa dhe shumë pasuri të tjera. – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat; – Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SHBA, Trump zbulon planet për të ndërtuar anije të reja luftarake me emrin e tij Kryeministri i Gorenlandës: Presioni i SHBA për të marrë ishullin i papranueshëm “Paqe me ndërtuesit nuk ka”, Rama thirrje sipërmarrjes: Deklaroni pagat reale të punonjësve, i keni xhepat shumë të fryrë

Lini një Përgjigje