Gjimshiti, 9 ndeshje nga podumi/ Atalanta veçon yllin shqiptar për kontributin gjatë…

Gjimshiti, 9 ndeshje nga podumi/ Atalanta veçon yllin shqiptar për kontributin gjatë…

Pikat kryesore

  • Atalanta do të luante ndaj Xhenoas në Serinë A, në një sezon zhgënjyes në Itali e diçka më pak në Europë, ndërsa në fushë do të dilte edhe Berat Gjimshiti.
  • Padyshim që ai e dinte, dhe klubi I tij nga Bergamo ua kujtoi të gjithëve se shqiptari bëri një hap më lart në renditjen e paraqitjeve më të shumta për të gjitha kohët.
  • Kapiteni I kombëtares shqiptare arriti në 332 ndeshje për ekipin zikaltër, një më shumë sesa italiani Valter Bonaçina që e ka mbyllur me kohë karrierën, dhe tani është në vendin e katërt.

Në pamje të parë ishte një duel si gjithë të tjerët. Atalanta do të luante ndaj Xhenoas në Serinë A, në një sezon zhgënjyes në Itali e diçka më pak në Europë, ndërsa në fushë do të dilte edhe Berat Gjimshiti. Padyshim që ai e dinte, dhe klubi I tij nga Bergamo ua kujtoi të gjithëve se shqiptari bëri një hap më lart në renditjen e paraqitjeve më të shumta për të gjitha kohët. Kapiteni I kombëtares shqiptare arriti në 332 ndeshje për ekipin zikaltër, një më shumë sesa italiani Valter Bonaçina që e ka mbyllur me kohë karrierën, dhe tani është në vendin e katërt. Përpara tij janë vetëm Mario Pashaliç, Xhampaolo Belini dhe kapiteni I sotëm I Atalantës, Marten De Ron. E vërtetë që dy të parët nuk mund të arrihen, veçse kroati Pashaliç është vetëm 9 ndeshje larg, pra Gjimshiti I ka shanset për t’u ngjitur të paktën deri në podium. Nuk do të ishte aspak diçka e vogël. Në 332 ndeshje, qendërmbrojtësi ka shënuar 11 gola e shërbyer 10 asistë, ka dhënë një kontribut tepër të madh, duke qenë titullar dhe I dalluar në shumicën dërrmuese të këtyre sfidave, si dhe ka fituar Ligën e Europës, madje si kapiten./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjimshiti mbetet pa trofe/ Kapiteni kuqezi humb në gjysmëfinale të Kupës së Italisë Fiorentina “thërret” Gjimshitin/ Klubi i Serisë A synon shërbimet e kapitenit të kombëtares Dy “maratonomakët” kuqezinj/ Berat Gjimshiti e Anis Mehmeti kanë luajtur më shumë këtë vit

Lini një Përgjigje