Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Pikat kryesore

  • Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në televizionin A2CNN, ka analizuar gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me shoqërinë, duke u ndalur te Partia Demokratike si forca kryesore opozitare.
  • Ai tha se sot mjafton të shohësh se cili është diskutimi i opozitës, çfarë hallesh ka ajo dhe sa janë në sinkron këto halle me hallet e njerëzve.
  • A ka mundësi të forcohet, me parti të tjera dhe me popullin e pakënaqur me qeverisjen?

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në televizionin A2CNN, ka analizuar gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me shoqërinë, duke u ndalur te Partia Demokratike si forca kryesore opozitare. Ai tha se sot mjafton të shohësh se cili është diskutimi i opozitës, çfarë hallesh ka ajo dhe sa janë në sinkron këto halle me hallet e njerëzve. “ Cili është diskutimi i opozitës sot? Çfarë hallesh ka? Sa janë në sinkron hallet e opozitës me hallet e popullit? Cila është cilësia e armiqve që prodhon kjo opozitë? A ka mundësi të forcohet, me parti të tjera dhe me popullin e pakënaqur me qeverisjen? Në këtë moment që ndodhet është kë të qajë më parë? ”-tha Dervishi. Duke bërë një bilanc të arritjeve të opozitës gjatë një viti, ai theksoi se një opozitë e tillë ka vendosur në pikëpyetje zgjedhjet, bëhen zgjedhje dhe nuk përmbyset rezultati. Sipas tij, zgjedhjet në këtë format nuk mund të sjellin ndryshim për shkak të problemeve të evidentuara nga raportet ndërkombëtare siç mund të jenë patronazhistët, administrata, burimet financiare, krimi dhe mungesa e ndëshkimit të shpejtë të krimit zgjedhor. Ndërsa shtoi se qeveria e re ka nëntë muaj që është vendosur dhe nuk flet për arsimin, shëndetësinë por për përgatitjen për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. “ Jemi në mars të 2026-s, nuk janë bërë nëntë muaj të qeverisjes dhe nuk flasim për bilanc në ekonomi, arsim, shëndetësi, nuk flasim për gjëra të matshme.

Lini një Përgjigje